Ky është momenti I kapur nga kamerat, kur shtetasi Fatjon Kuçi zbret nga një automjet, i shoqëruar nga një 54-vjeçar, dhe ndez zjarr te bimët në afërsi të automjetit të parkuar të shtetasit me iniciale M. Gj. Si pasojë automjeti I këtij shtetasi u dogj pjesërisht. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, nisën aksionin e koduar “Motivi”, menjëherë pas njoftimit se në aksin rrugor “Vorë-Maminas”, po digjej një automjet. Policia ka vënë në pranga Fatjon Kuçin 38 vjeç. Gjithashtu, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 54 vjeçarin që e shoqëronte, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.