Një gjykatë në Ankara ka lëshuar një urdhër arresti për politikanin suedezo-danez të ekstremit të djathtë, Rasmus Paludan, i cili dogji Kuranin përpara ambasadës turke në Stokholm më 21 janar me mbështetjen e autoriteteve suedeze dhe nën mbrojtjen e policisë. Një politikan me qëndrime të ashpra islamofove, Paludan dhe partia e tij Steam Kurs janë përfshirë në një sërë aktivitetesh dhe demonstratash anti-myslimane.