Zjarri që ka shpërthyer që prej 15 gushtit në Tenerife, në arkipelagun turistik të veçantë spanjoll të Ishujve Kanarie, është vënën nën kontroll tashmë. Kështu deklaroi kreu i pushtetit vendor, Fernando Clavijo gjatë një konference për shtyp të ditës së enjte. “Tani mund të themi se zjarri është stabilizuar, ky është një lajm i shkëlqyer”, theksoi zyrtari, pasi flakët kanë “gllabëruar” tokat pyjore dhe zonat me bimësi të ulët, të cilat kanë një perimetër rreth 90 kilometra dhe një sipërfaqe që i afrohet 150 mijë hektarë.