Doganat shqiptare kanë regjistruar performancën më të lartë në arkëtimin e të ardhurave në 6 mujorin e parë të 2025, duke arritur në 113.7 miliarëdë lekë, ose rreth 1.14 miliardë euro, shumë kjo që iu shtua buxhetit të shtetit duke realizuar në masën 100% planin e përgatitur. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u regjistruan 35 milionë euro më shumë.