Reformimi i doganave mbetet prioritare në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Në konferencën e Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE, ministri i financave, Petrit Malaj deklaroi se për të përmbushur kapitullin 29, i dedikuar posaçërisht për doganat, Shqipëria po ndërmerr një nga reformat më gjithëpërfshirëse në historinë e administratës doganore.