Ndërtuesi Fatmir Bektashi dëgjoi të gjitha pyetjet e gazetarëve, por nuk ktheu asnjë përgjigje. Ai ndaloi përpara mikrofonëve dhe pyetjeve që iu bënë iu përgjigj vetëm me mimikë. Bektashi u paraqit në SPAK për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ku ndaj tij gjykata ka vendosur detyrim paraqitje dy herë në muaj.