Në harkun kohorë të 12 orëve, policia e Elbasanit goditi dy tentative për të trafikuar lëndë narkotike dhe armë zjarri nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriiut. Në kuadër të dy operacioneve të koduara Bags dhe Entrance, u vendosën në pranga 3 persona. Konkretisht u arrestua një 28 vjecar pasi u kap në flagrancë duke transportuar 2 qese me kanabis me peshë totale 27.3 kilogramë.