Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të dielën se po bëhet gjithcka e mundur që policët e rrëmbyer nga forcat serbe, të lirohen. Ai ftoi faktorin ndërkombëtar që ta dënojnë agresionin e Serbisë. Kurti tha se në javën e ardhshme pritet që ambasadori Jetish Jashari, i cili është shef i zyrës ndërlidhëse në Beograd, të vizitojë policët e rrëmbyer.