Rusia nuk ka ndërmend të nisë një sulm ushtarak ndaj ndonjë shteti të NATO-s këtë vit ose vitin tjetër, por po nxiton të rindërtojë forcat e saj ndërsa Evropa përshpejton riarmatimimin, tha shërbimi i inteligjencës së jashtme të Estonisë në raportin e tij të përvitshëm të martën. Anëtarja e NATO-s, që kufizohet me Rusinë, ka qenë një nga kritiket më të ashpra të Moskës dhe një mbështetëse e fortë e Ukrainës. "Evropa duhet të investojë në mbrojtje dhe siguri të brendshme, në mënyrë që në të ardhmen Rusia të arrijë në përfundimin se nuk ka shanse përballë NATO-s", u tha gazetarëve kreu i shërbimit, Kaupo Rosin.