Top News/ Do të votojë për Donald Trump / Haley flet për të parën herë pas daljes nga gara
23/05/2024 12:00

Nikki Haley tha se do të votojë për Donald Trump-in në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, një shfaqje e dukshme e mbështetjes për kandidatin republikan duke patur parasysh rivalitetin e theksuar dhe shpesh personal gjatë zgjedhjeve paraprake brenda kampit republikan. Haley gjithashtu e bëri të qartë se ajo mendon se zoti Trump ka ende shumë punë për të bërë për të fituar përkrahjen e votuesve që e mbështetën atë gjatë fushatës paraprake dhe ende vazhdojnë të votojë për të. “Unë do të votoj për Trump-in”, tha ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB gjatë presidencës së Trump, në një aktivitet të zhvilluar në Institutin Hudson në kryeqytetin amerikan. “Trump-i do të tregohej i zgjuar nëse u zgjat dorën miliona njerëzve që votuan për mua dhe vazhdojnë të më mbështesin dhe të mos mendojë se ata thjesht do të votojnë për të. Shpresoj që ai ta bëjë këtë”, tha Haley. Këto janë komentet e para publike që nga largimi i saj nga gara presidenciale, një sinjal tjetër i konsolidimit të plotë të mbështetjes së Partisë Republikane për zotin Trump, madje edhe nga ata që e kanë etiketuar si të rrezikshëm në të kaluarën. Dy muaj më parë zonja Haley i dha fund fushatës së saj për të siguruar emërimin e Partisë Republikane për të konkuruar për Shtëpinë e Bardhë por nuk pati shprehur mbështetjen për zotin Trump. Më parë ajo e ka akuzuar Trump për kaos dhe shpërfillje të rëndësisë së aleancës së Shteteve të Bashkuara me vendet e tjera. Madje ajo pati ngritur pikëpyetje nëse 77-vjeçari Trump ishte shumë i vjetër për të qenë serish president. Fushata e Trump nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për të komentuar mbi njoftimin e Haley. Ndërkohë, kampi demokrat është përpjekur që të fitojë mbështetjen e përkrahësve të saj, të cilët i shohin si votues vendimtar. Fushata e zotit Biden po organizon një grup republikanësh që e mbështesin atë, të cilët do të jenë pjesë e ekipit dhe do të përqendrohen për të fituar mbështetjen e përkrahësve të zonjës Haley në shtetet fushëbeteja, sipas burimeve që kanë njohuri mbi planet por nuk janë të autorizuar të flasin publikisht. Fushata e Biden bëri të ditur se do të vazhdojë përpjekjet për të tërhequr mbështetësit e Haley. Ndërkohë, Haley kritikoi politikën e jashtme të Presidentit Biden dhe trajtimin e situatës në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, gjatë fjalimit të mërkurën në Institutin Hudson, organizatë konservatore me seli në Uashington, të cilit i është bashkuar kohët e fundit ndërsa rishfaqet përsëri në skenën politike.

Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20