Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka inspektuar kopshtin më të ri, në Njësinë numër 10 në kryeqytet. Kopshti i cili do të presë rreth 150 fëmijë, i cili shumë shpejt do të ofrojë kushte më të mira për të vegjlit e qytetit. Ai shtoi se familjet të cilat kishin zaptuar godinën e vjetër të kopshtit po trajtohen me bonusin e qirasë dhe me strehim social.