Kryedemokrati Sali Berisha, reagoi këtë të mërkurë pas publikimit të progresraportit të Shqipërisë drejt përmbushjes së kritereve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Sipas Berishës, Raporti është i zi dhe tregon gjendjen në të cilën ndodhet vendi, që nga sistemi i drejtësisë tek korrupsioni e krimi i organizuar.