Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj prezantuan me fermerë të Lushnjes skemën e re të mbështetjes së bujqësisë. Skema Kombëtare e mbështetjes në bujqësi parashikon të ndihmojë fermerët për investime në në serra, stalla, në makineri bujqësore dhe peshkim. Sipas skemës, të gjithë fermerët që do të mbjellin mbi 1 hektar me perime apo fruta do të marrin 50 për qind grant për rrjetat antibreshër.