Top News – Do të bëhet sërish ‘fuqi ushtarake’ / Japonezët refuzojnë të paguajnë taksa për ushtrinë
18/12/2022 14:16

Pjesa më e madhe e japonezëve nuk mbështesin rritjen e taksave për të financuar avancimin e ushtrisë. Në këtë përfundim, sipas mediave japoneze, ka dalë një sondazh i kryer së fundmi. Sondazhi pason vendimin e qeverisë për buxhetin më të madh ushtarak që pas luftës së dytë botërore, që ka si qëllim rikthimin e fuqishëm të ushtrisë së vendit. Japonia ka bërë të ditur se shpenzimet për këtë qëllim do të arrijnë në 320 miliardë dollarë. Sipas qeverisë japoneze, vendi do të blejë raketa që mund të sulmojnë Kinën, dhe të përgatisë ushtrinë për çfarëdolloj sulmi. Kryeministri japonez, Fumio Kishida, ka thënë se Qeveria nuk do të rrisë taksat në vitin e ardhshëm fiskal, që nis më 1 prill, por në fazat e radhës deri më 2027. Ai ka thënë se Japonia është në “pikë kthese të historisë” dhe se modernizimi ushtarak është “përgjigje ndaj sfidave të shumta me të cilat përballet vendi”. Por ndërkohë, rreth 65 për qind e të anketuarve, kanë kundërshtuar rritjen e taksave për shpenzime ushtarake, ndërsa 87 për qind kanë thënë se arsyetimi i kryeministrit japonez nuk është i mjaftueshëm. Plani pesëvjeçar i Qeverisë japoneze për taksat, dikur i paimagjinueshëm për një shtet paqësor si Japonia, mund ta bëjë vendin të tretin në botë për sa i takon shpenzimeve ushtarake, pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23
Top News – Jeta nën zjarr në Belgorodin e Rusisë / Alarm raketash! Kur lufta të vjen në shtëpi…
26/03 13:00
Top News – Avion luftarak ‘i bërë në vend’ / Prezantohet supersoniku F-39E Gripen në Brazil
26/03 13:00
Top Channel/ Kthehet bora në Ballkan: Fronti polar sjell gjysëm metri dëborë në Kroaci!
26/03 12:03
Top Channel/ META dhe Facebook humbin gjyqin me 20 vjecaren: Fajtor për krijim varësie!
26/03 11:49
Top Channel/ “Përgatituni për turbulenca”, BBC: Lufta e zgjatur në Iran do ndikojë te fluturimet!
26/03 11:48