‘Shteti nuk do të lejojë bllokimin apo ndalimin e funksionimit të asnjë objekti jetik’, ka paralajmëruar presidenti serb Aleksander Vuçiç protestuesit. Sipas mediave serbe, Vuçiç ka kërcënuar protestuesit, se do të arrestohen të gjithë. “Nuk do të lejojmë që të ndalet asnjë nga objektet jetike. Që të bllokoni Kostollacin, aeroportin, Gazelën – nuk do të ndodhë më kurrë. Të gjithë do të arrestoheni, të gjithë, mjaft më me këtë lloj keqtrajtimi”, shkruajnë mediat serbe.