Finlanda dhe Suedia do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje me Turqinë lidhur me kundërshtimin e Ankarasë që këto dy shtete nordike t’i bashkohen aleancës së NATO-s. Kështu tha presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, gjatë një fjalimi para Parlamentit suedez të martën. “Deklaratat nga Turqia kanë ndryshuar shpejt dhe u bënë më të ashpra gjatë ditëve të fundit”, tha Niinisto.