Njeriu më i pasur i Ukrainës është zotuar të ndihmojë në rindërtimin e qytetit të rrethuar të Mariupolit, një vend që e ka përzemër, ku ai zotëron dy fabrika të mëdha çeliku që thotë se do të konkurrojnë sërish globalisht. Rinat Akhmetov ka parë perandorinë e tij të biznesit t'i shkatërrohet nga tetë vite luftime në lindje të Ukrainës, por mbetet sfidues dhe i sigurt se ata që ai i quan "ushtarët tanë të guximshëm", do të mbrojnë qytetin që shtrihet në brigjet e Detit Azov, të reduktuar tashmë në një shkretëtirë, nga shtatë javë bombardime.