Phenjani do të shënjestrojë Korenë Jugore me “forcën e saj bërthamore” nëse sulmohet, ka thënë Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit verikorean, Kim Jong Un. Deklarata e saj është publikuar nga media shtetërore këtë të martë. “Në rast se Koreja Jugore synon përballje ushtarake me ne, forca jonë bërthamore do të duhet të kryejë detyrën e vet”, ka thënë Kim Yo Jong, sipas deklaratës së publikuar nga KCNA. Motra e liderit verikorean, zyrtare me ndikim në Partinë Popullore, ka thënë se Koreja Veriore nuk do të niste kurrë e para sulmin, transmeton dpa. “Mirëpo nëse Koreja Jugore, për çfarëdo arsye, synon veprim ushtarak, siç janë masat ‘parandaluese’, të përmendura (nga ministri i Mbrojtjes, Suh Ëook), situata do të ndryshojë”, ka thënë ajo.