Një mision i guximshëm i skuadrave të operacioneve speciale ukrainase kishte si qëllim rrëmbimin e një avioni ushtarak rus 250 milionë dollarësh, dhe dërgimin e tij në Ukrainë. Inteligjenca ruse tha se ka penguar përpjekjen për rrëmbimin e një bombarduesi strategjik me rreze të gjatë fluturimi, Tu-22M3, i cili është element kyc i forcës sulmuese bërthamore të Vladimir Putinit. Inteligjenca e Kievit synonte të rekrutonte një nga pilotët ushtarakë të Putinit, duke i paguar atij 2.5 milionë dollarë, e duke i ofruar edhe shtetësinë italiane, nëse ai do të dërgonte bombarduesin bërthamor në Ukrainë. Sipas FSB-së ruse, forca speciale të vendeve të natos dyshohet se kanë marrë pjesë në operacion.