Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është ndalur të flasë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar. Noka u shpreh se kryefjala e diskutimit sot ishte intensifikimi i aksionit opozitar parlamentar, ndërsa theksoi po ashtu se shqiptarët sot kanë një parlament të vërtetë dhe ai është tek Rruga e ‘Shpresës’.