Dy persona janë arrestuar për trafikim dhe prodhim të minave me telekomandë që më pas do të përdoreshin nga bandat e krimit për sulmet e tyre. Në pranga ranë Agron Manuka, 42 vjeç, banues në Durrës dhe Imer Losha, 46 vjeç, banues në Dibër. Ata u kapën me 30 kallëpe eksploziv C-4 dhe 17 kapsolla detonatore që do i shisni në Shkodër për bandat kriminale, ku dy prej kallëpe ishin bërë gati dhe lidhur me celularët që do të aktivizonin shpërthimin.