“30 për qind e karburantit në Shqipëri hyn kontrabandë! Humb shteti, humbin qytetarët dhe ky ka qenë një moment qetësie dhe hardisjeje e madhe nga ana e pjesëmarrësve. Se ata e dinë se si ka mundësi kjo 1/3 e karburantit të hyjë kontrabandë?!” Kjo ishte deklarata e liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë më parë në një konferencë për shtyp, ku mohoi krizën energjitike në vend.