Top News -‘Do ndjekim çdo pasardhës të Khameneit’/ Trump: S’do mbetet gjallë askush për t’u dorëzuar
08/03/2026 13:06

Ushtria izraelite paralajmëroi se do të vazhdojë të ndjekë çdo pasardhës të Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollahut Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Në një postim në X, ushtria izraelite paralajmëroi gjithashtu se do të ndjekë çdo person që kërkon të emërojë një pasardhës për Khamenein, duke iu referuar organit klerikal të ngarkuar me zgjedhjen e udhëheqësit suprem të Republikës Islamike. Paralajmërimi vjen ndërsa organi klerikal takohet të dielën për të zgjedhur udhëheqësin suprem të ardhshëm të Iranit. Një konsensus i shumicës mbi pasardhësin është arritur pak a shumë, tha anëtari i Asamblesë së Ekspertëve, Ajatollahu Mohamadmehdi Mirbaqeri, sipas agjencisë së lajmeve Mehr. Presidenti amerikan, Donald Trump tha ndërkohë se lufta e tij me Iranin mund të përfundojë vetëm me zhdukjen e ushtrisë dhe sundimtarëve të tij, ndërsa ndërsa raketat dhe dronët fluturuan sërish natën e shkuar mbi të gjithë Lindjen e Mesme. Pak pasi Trump u tha gazetarëve në bordin e Air Force One se nuk ishte i interesuar të negocionte një fund të konfliktit që ka tronditur tregjet e naftës, ka dëmtuar biznesin dhe ka penguar udhëtimet globale, aleati i SHBA-së, Izraeli, njoftoi sulme të reja në të gjithë Iranin, të cilat, sipas tij, kishin goditur vende kritike të magazinimit të karburantit. "Në një moment, nuk mendoj se do të mbetet dikush që do të mund të thotë, 'Ne dorëzohemi'", tha Trump. Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kanë vrarë të paktën 1,332 civilë iranianë dhe kanë plagosur mijëra të tjerë, sipas ambasadorit të Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani. Sulmet iraniane në anën tjetër kanë vrarë 10 persona në Izrael. Të paktën gjashtë anëtarë të shërbimit amerikan janë vrarë, me Iranin që tha të dielën se kishte goditur bazat amerikane në Kuvajt.

Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13