Aleksandër Vuçiç thotë se nëse do të pranonte që të njihte Pavarësinë e Kosovës, ai do të nderohej me çmimin Nobel për Paqe. “Thelbi është se pavarësisht se çfarë bëjmë ne, pavarësisht se si e bëjmë, ne do të jemi gjithmonë një faktor destabilizues në Ballkan për Perëndimin”, tha Vuçiç gjatë një interviste televizive dhënë për mediat serbe nga Nju Jorku.