Forcat ukrainase planifikojnë të hyjnë së shpejti në Krimenë e aneksuar nga rusia dhe janë parë me raketa të Koresë së Veriut që dyshohet se i kanë sekuestruar nga forcat ruse. Kështu ka shkruar prestigjiozja “Financial Times”, duke ngritur alarmin. Kreu i Shërbimit Informativ të Mbrojtjes të Ukrainës, gjeneralmajor Kyrylo Budanov, nuk specifikoi se kur ushtria do të fillojë operacionin e saj, raporton agjencia TSN e Ukrainës.