Paralelisht me masat e ndërmarra për kufizimin e fitimit të tregtarëve dhe uljes së akcizës me 20 për qind, Qeveria do të monitorojë vazhdimisht tregun e karburanteve për të shmangur abuzimet. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në podkastin e kësaj të diele, duke shtuar se plani i qeverisë për të ngritur një operator shtetëror në tregun e karburanteve do të luftojë evazionin dhe kontrabandën në këtë sektor.