Policia e Krujës parandaloi tentativën e një 26 vjeccari për kultivimin e bimëve narkotike duke e vendosur atë në pranga. Florian Kani u ndalua nga shërbimet policore në vendin e quajtur Rruga e Burrelit teksa qarkullonte me automjet, teksa gjatë kontrolleve policia gjeti një sasi të dyshuar kanabis sativa. Në kofanon e automjetit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 1890 fara narkotike që dyshohet se ishin fshehur aty me qëllim kultivimin.