Me bastun në dorë, dhe e shoqëruar nga avokati i saj Redi Llanaj, deputejta e Partisë së Lirisë u paraqit këtë të hënë në GJKKO, ku u shqyrtua ankimimi I saj për dy vilat e vendosura në sekuestro në rezidencën Kodra e Diellit. Kryemadhi në një prononcim për mediat, pas përfundiumit të gjyqit, tha se për këtë çështje do t’I drejtohet dhe Strasburgut.