Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet në kantierin e aeroportit të Vlorës përmes një postimi në FaceBook. Kreu i qeverisë bën me dije se puna po ecën me ritme të shpejta me qëllim që aeroporti të hapet vitin e ardhshëm. Ulja e avionit të parë në aeroportin e Vlorës ishte planifikuar në fundin e vitit 2024, por është shtyrë për në verën e vitit të ardhshëm.