GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurimit arrest me burg për Dritan Rexhepin, i ashtuquajturi baroni i drogës, i cili u ekstradua nga Turqia në Shqipëri pak ditë më parë. Përmes avokates së tij, Johana Qeleshi, 44 vjeçari, i njohur dhe me emrin Gramos Rexhepi, kërkoi lirimin nga qelia me pretendimin se mbahet në arrest pa asnjë provë.