Ukraina ka kërcënuar se do të ndërmarrë një sulm ajror mbi urën 3.5 miliardë dollarëshe që lidh rusinë me Krimenë, struktura më e madhe e këtij lloji në Evropë dhe me një rëndësi strategjike për regjimin e Putinit. Ura, që lidh rusinë jugore me gadishullin e aneksuar, u hap nga vladimir Putin në 2018-ën dhe u dënua shumë nga perëndimi. Oleksiy Danilov, president i këshillit kombëtar të sigurisë dhe mbrojtjes në Ukrainë, tha se Rusia ka përdorur urën 19 kilometërshe që përshkon Ngushticën e Kershit, për të dërguar trupa dhe armë nga Rusia në Krime e më pas në Ukrainën lindore.