Bashkimi Europian është duke rishqyrtuar legjislacionin në lidhje me çështjet e emigracionit dhe pas analizës do të hartohet një kuadër ligjor më solid, që do të përshpejtojë riatdhesimet e emigrantëve të ilegalë. Kështu deklaroi në parlamentin italian, kryeministrja Giorgia Meloni, që tha se modeli që ajo ka nënshkruar me Edi Ramën për qendrën e pritjes së emigrantëve në Gjadër të Lezhës do të funksionojë, do apo nuk do opozita e majtë.