Top News/ Do aneksojë një tjetër pjesë Evrope / Putin ‘i uritur’, në shënjestër territorin moldav
23/02/2024 14:55

Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se do të tentojë një tjetër grabitje toke në Evropë, dhe bëhet fjalë për aneksimin e një territori moldav. Sipas zërave, Putin do të tentojë të godasë perëndimin duke njoftuar planet për aneksimin e territorit separatist në ish republikën sovjetike të Moldavisë, që kufizohet me Ukrainën, javën e ardhshme. Ka raporte se rajoni pro rus i Transnistrisë, që ka shpallur pavarësinë nga Moldavia në 1990-ën edhe pse në mënyrë të paligjshme, po planifikon ti kërkojë Putinit që ai të bëhet pjesë e rusisë. Rripi i tokës që shtrihet përgjatë lumit Dniester, ndodhet mes moldavisë dhe ukrainës, e cila po shënon përvjetorin e dytë të fillimit të luftës. Putin në fakt, ka një forcë të ashtuquajtur Paqeruajtëse, prej rreth 2 mijë trupash, në rajonin që ka një popullatë prej rreth 470 mijë banorësh të cilët Moska thotë se do të donte të përfshihej në rusi. Por, mendohet se ka edhe mijëra paraushtarakë në terren, të gatshëm që të rrëmbejnë armët kur thirrja tu vijë. Presidenti rus pritet të mbajë një fjalim të rëndësishëm në asamblenë federale ruse më 29 shkurt, dhe ka zëra se ai do ta përdorë këtë mundësi për ti ndezur dritë jeshile planeve të aneksimit të Transnistrisë. Një ditë më parë është thirrur po ashtu një kongres i politikanëve lokalë në Transnistri, në mesin e spekulimeve se ata do të bëjnë një kërkesë zyrtare për t’iu bashkuar Rusisë.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55