Partia Demokratike zyrtare kërkon dorëheqjen e anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta, djali i së cilës vrau në Vlorë një biznesmen. Kërkesa u bë publikisht nga zëdhënësja e PD-së zyrtare, Mirala Karabina, e cila u shpreh se prania e saj në atë pozicion pamundëson vënien e drejtësisë, për shkak të konfliktit të interesit.