Një efektiv i forcave Renea është vënë në pranga, si rezultat i një operacioni policor, i koduar baron. Gjatë këtij operacioni për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e narkotive ishin përfshirë tre shtetas. Është sekuestruar 1 kilogram e 88 gram kokainë si dhe është identifikuar efektivi i policisë Xhulio Liçi, ndërkohë dy trafikanët e tjerë, të cilët bashkëpunonin me efektivin e RENEA, nuk janë identifikuar ende.