Andi Maloku, viktima e atentatit të 1 nëntor të vitit 2019 te mbikalimi i Shkozetit në Durrës mori në telefon babain e tij fill pasi ishte plagosur nga plumbat e shkrepura ndaj makinës që drejtonte, ku po udhëtonte me Rrumin e Shijakut dhe ish prokurorin Arjan Ndoja. Kështu e nisi rrëfimin e tij para Gjykatës së Posaçme, Genci Maloku, babai i të ndjerit, që tha se djali i tij punonte si kamarier më parë dhe kishte vetëm një muaj që kishte nisur punë si shoferi i prokurorit Ndoja.