Top News – Djali i princeshës akuzohet për përdhunim/Norvegji, 32 vepra penale, deri në 10 vite burg
19/08/2025 16:36

Marius Borg Høiby, djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë, është akuzuar për 32 vepra penale, përfshirë katër akuza për përdhunim, tha një prokuror. Høiby, nëna e të cilit është princesha e kurorës, Mette-Marit, dhe njerku i të cilit është princi i kurorës, Haakon, mbreti i ardhshëm i Norvegjisë, pritet të dalë në gjyq në fillim të vitit të ardhshëm dhe mund të përballet me deri në 10 vjet burg nëse shpallet fajtor për akuzat më të rënda. Akuzat, të bëra publike të hënën, përfshijnë përdhunimin e katër grave të ndryshme, dhunën në familje të një ish-partnereje dhe filmimin e paligjshëm të një numri grash pa dijeninë ose pëlqimin e tyre. Ai akuzohet gjithashtu për ngacmim të policisë dhe shkelje të rregullave të trafikut. Avokati i Høiby-t tha: “Klienti ynë mohon të gjitha akuzat për abuzim seksual, si dhe shumicën e akuzave në lidhje me dhunën. Ai do të paraqesë një rrëfim të detajuar të versionit të tij të ngjarjeve para gjykatës.” Në qershor, Høiby u akuzua për 23 vepra penale, përfshirë tre akuza për përdhunim para se çështja t’i dërgohej prokurorit të shtetit. Høiby dyshohet se ka përdhunuar katër gra midis vitit 2018 dhe nëntorit 2024. Të gjitha sulmet e dyshuara dyshohet se kanë ndodhur pas marrëdhënieve seksuale me dëshirë, ndërsa gratë po flinin. Høiby akuzohet se ka filmuar të gjitha gratë gjatë përdhunimeve të dyshuara. Hoiby nuk ka një titull mbretëror dhe është jashtë vijës së trashëgimisë mbretërore.

Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16