Artur Balla është një nga personat e arrestuar me urdhër të SPAK pasi dyshohet se është i përfshirë në skemën e pastrimit të parave. Mediat shkruajnë se Balla është kunati i Rezart Taçit, biznesmentit të akuzuar si drejtues i kësaj skeme në Tiranë, i cili është i shpallur në kërkim. Balla është djali i gjyqtares së Tiranës Dhurata Balla, e cila dha dorëheqjen nga detyra, pasi KPK i la asaj barrën e provës për justifikimin e pasurisë, gjatë procesit të Vetingut.