Punimet që po zhvillohen për ndërtimin e Unazës së Re në Tiranë, prekën edhe banesën ku jetoi për shumë vite, gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, e cila u shemb para pak ditësh. Djali i madh I ish-diktatorit, Ilir Hoxha i ka dërguar një letër te hapur kryeministrit Edi Rama, ambasadorëve të SHBA-BE, Avokates së Popullit dhe Komitetit të Helsinkit, ku kundërshton vendimin e Inspektoratit për Mbrotjen e Territorit për shembjen e banesës ku jetonte Nexhmija. Ilir Hoxha shkruan se qëllimi i vetëm i shkatërrimit të shtëpisë ishte nxjerrja në mes të katër rrugëve e familjes së Enver Hoxhës. Ai thekson se famljes së tij nga këto veprime I është bërë një dëm moral e material. Madje ai e krahason këtë veprim me atë të kohës së Sali Berishës kur I nxorrën nga vila e Enverit në ish-bllok.