Elvis Kelmendi, djali i bosit shqiptar të drogës Naser Kelmendi u arrestua nga policia boshnjake, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. 44 vjecari u vu në pranga në kuadër të një operacioni policor të kryer nga njësitë speciale të Bosnje-Hercegovinës, të cilët po kontrollinin banesa të shumta, pasi dyshohet se kishin marrë informacione se disa persona trafikonin drogë në zonën e Neumit të Bosnjes.