Majori shqiptar, Ermal Dinoshi i cili krahas misionit të NATO-s, kishte edhe një tjetër mision në Holandë, atë të trafikimit të lëndëve narkotike; nxiti reagimet e forta të opozitës në Kryesinë e kuvendit. Deputeti Gazmend Bardhi në komisionin e Ligjeve, i kërkoi llogari përfaqësueses së ministrisë së mbrojtjes lidhur me majorin shqiptar, i cili u ndalua në Holandë për trafik droge.