Dy efektivë policie në Komisariatin e Elbasanit duke shfrytëzuar pronësinë e një lokal dhe detyrën kanë organizuar në ambientet e biznesit lojëra fati dhe baste sportive. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi se pas një hetimi disamujor dhe në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit ka ekzekutuar masat e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit për tre punonjës policie me detyrë patrullë e përgjithshme në Komisariatin e Elbasanit. Ndaj dy prej tyre rëndojnë akuzat e organizimit dhe ushtrimit të veprimtarive të lojërave të fatit, kryer në bashkëpunim, vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati, ndërsa një i tretë akuzohet për ndërhyrje abuzive në sistemin e gjobave të makinave.