Ka nisur zyrtarisht ofensiva e trupave ruse në rajonin e Donbasit në lindje të ukrainës. Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më herët gjatë ditëve të fundit, forcat ruse të intensifikuar kanë intesifikuar bombardimet dhe sulmet në zonën e Ukrainës që ka qenë pjesë e vazhdueshme luftimesh që prej vitit 2014. Presidenti Zelensky bëri një deklaratë të menjëherëshme në rrjetet sociale ku bëri me dije se një ofensivë e madhe ka shpërthyer.