Top News – ‘Ditë historike për Kosovën’/ Trupat e FSK nisen me mision paqeruajtës në Kuvajt
09/03/2021 14:53

Nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin e parë paqësor jashtë vendit, përkatësisht në Kuvajt, të martën u cilësua si ditë historike nga udhëheqësit politikë në Kosovë. Në ceremoninë e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, tha se misioni paqeruajtës gjashtëmujor u bë falë Shteteve të Bashkuara. “Programi i partneritetit shtetëror me ushtrinë amerikane ka qëllim afatgjatë dhe ka për qëllim krijimin dhe zgjerimin e partneritetit me FSK-në, në funksion të promovimit të sigurisë rajonale, por edhe më gjerë. Sot një nga këta objektiva po nis përmbushjen e tij” Kontingjenti i FSK-së, që niset për në Kuvajt, do të jetë si pjesë e Gardës Kombëtare të Ajovas. Osmani, në cilësinë e Komandantes Supreme të FSK-së tha se me misionin në Kuvajt, “Forca jonë po merr rol në sigurinë dhe paqen globale”. Nuk është bërë i ditur ndërkohë numri i pjesëtarëve të FSK që marrin pjesë në misionin në Kuvajt dhe as profili i tyre. Kosova ka partneritet shtetëror me Ajovan, Garda Kombëtare e së cilës ndihmon FSK-në në ngritjen e saj dhe konsolidimin në ushtri. FSK-ja pritet të ofrojë mbështetje në operacionet paqeruajtëse në regjionin e Komandës Qendrore amerikane. Vendimi për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misionin e parë jashtë vendit u morr më 31 dhjetor, 2020. Më 2018, përmes ndryshimeve ligjore ka nisur transformimi i mandatit të FSK-së në forca të armatosura. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08