Një nga momentet më prekëse në protestën e të afërmve të familjes Gushi që u shua në aksidentin e 25 qershorit, ishte leximi I disa pjesëve nga ditari I Anastasias, vajzës 14 vjecare që humbi jetën me prindrit dhe motrën më të vogël Evën. Në shënimet e vajzës së vogël, ajo shprehet se po priste me padurim udhëtimin për në Shqipëri ku do të kalonte pushimet dhe do takonte gjyshin e gjyshen.