Ish-kryeministri Sali Berisha e nisi konferencën e përjavshme me gazetarët duke i uruar Kosovën 15-vjetorin e pavarësisë. Kryedemokrati e cilësoi këtë datë, si më të rëndësishme pas pavarësisë së Shqipërisë. “Pas pavarësisë së Shqipërisë, pavarësia e Kosovës shënon ditën më të rëndësishme në historinë e lirisë së shqiptarëve. Është kjo ditë që shënon lirinë për të gjithë shqiptarët në sensin që një komb, që ka pjesët e tij të robëruara, nuk mund të jetë kurrë i lirë. Berisha më tej vlerësoi ish-Presidentin Ibrahim Rugova dhe heroin legjendar Adem Jashari.