Ambasada e Katarit në Tiranë zhvilloi një ceremoni pritjeje me rastin e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit, ku morën pjesë zyrtarë të lartë të vendit, Igli Hasani, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, krerë dhe përfaqësues të Misioneve Diplomatike dhe Organizatave Ndërkombëtare të akredituar në vend, kryetarë të bashkive, si dhe shumë personalitete të politikës, biznesit, medias, artit etj.