Dita e Verës është pritur me festime e aktivitete të shumta në të gjithë vendin. Vetëm në Tiranë, në kuadër të 14 marsit, do zhvillohen 100 aktivitete të shpërndara në 10 zona të ndryshme. Aktivitetet janë organizuar në mënyrë të tillë që të përfshijnë të gjitha grupmoshat, duke nisur nga fëmijët e deri tek të rriturit.