Dita e Verës u festua edhe në Tiranë. Reshjet e shiut, nuk e zbehën atmosferën festive në kryeqytet. Hapësira dedikuar fëmijëve për pikturë, poçari por dhe një panair libri u vendosën në shërbim për të gjithë qytetarët që zgjodhën që të kalonin këtë ditë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhe të mos udhëtonin drejt Elbasanit aty ku dhe kjo festë pagane ka zanafillën.