Për herë të parë pas dy dekadave, ceremonia e hedhjes së kryqit në Ditën e Ujit të Bekuar, në Durrës, e cila ishte planifikuar të kryhej pranë portit, në ujërat e Adriatikut, është anuluar për shkak të rrugëve të bllokuara dhe përmbytjeve. Besimtarët ortodoksë kremtojnë më 6 Janar Pagëzimin e Jezu Krishtit. Por riuali nuk ka ndaluar besimtarët e tjerë nëpër qytetet e Shqipërisë, të cilët kanë sfiduar edhe kushtet e pafavorshme të motit.